Kurti publikon emrat e ministrave nga Vetëvendosje, thirrje publike për LDK

Screenshot 11 1 1100x620

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti tha para takimit me Presidentin Thaçi se edhe këtë herë është i detyruar të ulet në tryezë pa kabinetin qeveritar të formar, pasi mes partisë së tij dhe Lëvizjes Demokratike të Kosovës nuk është arritur ende një marrëveshje.

Kurti bëri publik emrat e ministrave të propozuar prej Vetëvendosjes dhe i bëri thirrje LDK-së që të dërgojë propozimin për zëvendëskryeministër dhe për pesë ministra.

“Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme, nuk mu bë e mundur të kem një takim me kryetarin e LDK-së para këtij takimi të sotëm me presidentin e shtetit. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i juaji politik që ka marrë më së shumti vota në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare, theksoj se nuk kemi kohë për të humbur. Koha që po ikën pa kthim nuk është kohë private e individuale e politikanëve, por është kohë e shtetit dhe kohë publike, e të gjithëve e për të gjithë. i bëj thirrje udhëheqjes së LDK-së që sa më parë të m’i dërgojë emrat e pesë ministrave të saj dhe të zëvendëskryeministrit apo të zëvendëskryeministres së parë nga radhët e saj”, tha Kurti.

Të gatshëm për qeverisje

Të gatshëm për qeverisje

Gepostet von Albin Kurti am Montag, 6. Januar 2020

Për postin e zëvendëskryeministrit të dytë të qeverisë, Kurti tha se kishte përzgjedhur Haki Abazin, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiun, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Rekën, për Ministër të Financave Prof. Besnik Bislimin, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdarin, dhe për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia.

“Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat jo serbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, tha Kurti në videomesazhin e shpërndarë në Facebook.