Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pak milimetra nga vdekja

Nga A2 CNN
6 Janar 2020, 10:20 | Kapur në kamera

Një video e policisë së Alaskës tregon momentin e pabesueshëm kur një person i shpëton vdekjes për pak milimetra.

Ngjarja që për pak do të kishte qenë një tragjedi ka ndodhur në 25 dhjetor dhe është shpërndarë nga policia në rrjetet sociale për të sensibilizuar shoferët që të ngasin makinën me kujdes kur moti është i rënduar.

Pamjet e xhiruara nga makina e një polici që kishte ndaluar për të ndihmuar një shofer në nevojë tregojnë se në momentin që buri po kontrollonte makinën nga jashtë, një tjetër makinë i vjen përballë me shpejtësi pasi kishte humbur kontrollin dhe i kalon fare pranë, me vetëm pak milimetra distancë që shmangin tragjedinë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë