Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Po bënte reportazh, fotografi i njohur sulmohet nga “bisha” gjysmë-tigër gjysmë-luan

Nga A2 CNN
6 Janar 2020, 13:10 | Kapur në kamera
Po bënte reportazh, fotografi i njohur sulmohet nga “bisha”

Fotografi i njohur Steve Winter po fotografonte disa tigra në një park privat në Oklahoma, si subjekt i një reportazhi për revistën prestigjioze National Geographic.

Vëmendje e tij po përqendrohej te Langely, një ligër i madh që edhe pse ende këlysh 18-muajsh, peshon rreth 125 kilogramë. Ligri është një shartim midis një luani dhe një tigri, diçka që mundëson dimensionet e mëdha të këtyre ekzemplarëve.

https://www.instagram.com/p/B55xyU3jo1s/?utm_source=ig_web_copy_link

Por në këtë rast Langely, ndoshta thjesht nga kurioziteti dhe dëshira për të luajtur, i hidhet fotografit, duke mos iu përgjigjur urdhrave të rojës kujdestare që e mbante të lidhur.

Pamjet janë vërtetë të frikshme, por falë xhupit dhe me siguri edhe synimit paqësor të “bishës”, Winter mund ta tregojë me buzëqeshje aventurën e tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë