Sadiku shënon sërish dhe i dhuron pikën Malagës

Armando Sadiku po bën një paraqitje mjaft të mirë në kategorinë e dytë spanjolle këtë sezon.

Sulmuesi i kombëtares shënoi sërish, kësaj radhe ndaj Oviedos në transfertë, duke i dhënë një pikë Malagës. Sadiku shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 67.

Sadiku, së bashku me Baren, ishin titullarë te Malaga dhe luajtën 90 minuta.

Ky ishte goli i 8 sezonal për 28-vjeçarin në 17 ndeshje gjithsej.

Malaga aktualisht renditet në vendin e 16-të në La Liga 2 me 23 pikë dhe objektiv primar ka mbijetesën, pasi po kalon një periudhë të vështirë financiare.