Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Aksident në Cërrik, makina përplas këmbësorin

Nga A2 CNN
7 Janar 2020, 21:43 | Kronikë
Aksident në Cërrik, makina përplas këmbësorin

Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës në aksin rrugor Cërrik-Gostim ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person që po kalonte rrugën.

Personi i plagosur është një 50 vjeçar ende i paidentifikuar, i cili ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Elbasanit.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit të përfshirë në aksident dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë