“Anija hapësinore”, ndërtesa antisizmike që ka kushtuar 5 mld USD – A2

“Anija hapësinore”, ndërtesa antisizmike që ka kushtuar 5 mld USD

ndertesaaa 1100x620

Pamja e saj është jashtëzakonisht e veçantë, aq sa shumë njerëz e kanë krahasuar me një anije kozmike që është ulur në Tokë. Kjo është ndërtesa e re e kompanisë “Apple”, e cila mësohet të ketë kushtuar mbi 5 miliardë dollarë.

Ashtu si edhe kompania që përfaqëson, kampusi i ri i “Apple” është ndërtuar duke përqafuar teknologjinë më të re të ndërtimit. Ndërtesa në formë ovale nuk mbështetet mbi sipërfaqen e Tokës, por qëndron mbi 700 mbajtëse gjigante çeliku që e bëjnë atë t’iu rezistojë dhe tërmeteve më të forta. Në rast të një goditje të fortë sizmike, kampusi është në gjendje të zhvendoset deri në 1.2 metra mbi mbajtëset.

Ndërtesa e prodhon vetë energjinë nga panelet diellore që mbulojnë çatinë e saj

Në një intervistë për “The New York Times”, projektuesi i “Apple”, Jony Ive tregon se bashkëthemeluesi i kompanisë, Steve Jons ishte frymëzuar nga një projekt japonez ndërtimi i quajtur “base isolation.”

Selia e re e “Apple” ka brenda saj shumë facilitate duke përfshirë dhe një teatër, në gjendje të mbajë 1000 persona. Ajo gjithashtu e prodhon vetë energjinë nga panelet diellore që mbulojnë çatinë.

Me një investim mbi 5 miliardë dollarë dhe rreth 12 mijë punonjës në kampus, përfshirë këtu CEO-n Tim Cook, nuk është çudi që “Apple” kërkon të mbrojë “bazën” e saj.