Fortnite, loja “falas” që ka arkëtuar 3.7 miliardë euro në dy vite – A2

Fortnite, loja “falas” që ka arkëtuar 3.7 miliardë euro në dy vite

Teorikisht, në versionin e tij bazë, është një lojë që luhet falas, për të gjithë ata që kanë një kompjuter, një PlayStation, apo X Box, por edhe në celular.  

Por Fortnite, loja që ka mbërthyer përballë ekranit 250 milionë të rinj dhe jo vetëm, vazhdon me arkëtimet rekord.

Vitin e fundit loja që ka revolucionuar zhanrin e “betejave” virtuale, ka fituar rreth 1.6 milionë euro, pas vitit 2018 ku arkëtimet kanë qenë 2.1 miliardë.

Por nga vijnë përfitimet e lojës? Përgjithësisht nga të ashtuquajturën “teserës së luftës”, një paketë që lejon lojtarët të ndërrojnë veshjet, disa tipe armatimesh dhe bonuse të ndryshme. Mesatarisht, është përllogaritur 7 lojtarë në 10 shpenzojnë rreth 85 dollarë secili.

Me këto shifra, nuk habitet askush që loja organizon një kampionat botëror të mirëfillte, ku çmimet arrijnë në 100 milionë dollarë.