Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Golat në transfertë, Lukaku-Martinez, dyshja më e mirë në Europë

Nga A2 CNN
7 Janar 2020, 12:29 | Futboll

Inter nuk fitonte në Napoli prej vitit 1997, por ndërsa zikaltrit kanë thyer mallkimin e kësaj transferte kanë vendosur edhe një tjetër rekord.

Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez të cilët ishin autorët e golave të fitores, janë dyshja më e mirë e sulmit në Evropë kur bëhet fjalë për ndeshjet në transfertë.

Lautaro-Romelu, 19 gola në transfertë, si asnjë sulm tjetër.

19 gola prej tyre që nga nisja e sezonit, si asnjë sulm tjetër në 5 kampionat elitare të kontinentin. Romelu Lukaku ndërkohë vijon të përmirësojë shifrat personale.

Sulmuesi belg ka shënuar 14 gola në 18 takime për Inter kundrejt 12 golave në 32 ndeshje që arriti të realizojë tek Mançester United.

A2 CNN Livestream

Dita jonë