Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Përplasja me Presidentin, KED kërkon ndryshime ligjore

Nga A2 CNN
7 Janar 2020, 14:57 | Aktualitet
Përplasja me Presidentin,  KED kërkon ndryshime ligjore

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kërkon ndryshime të ligjit që normon veprimtarinë e tij dhe të ligjit “për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Nevoja për ndryshime ligjore sugjerohet në raportin vjetor të Këshillit për vitin që lamë pas, të firmosur nga Ardian Dvorani. Duke iu referuar problematikave të hasura gjatë vitit 2019, mes të cilave edhe përplasja me Presidentin e Republikës, Dvorani vlerëson se Kuvendi i Republikës duket të miratojë një paketë normash të reja.

Përmes tyre duhet qartësuar plotësimi i vakancave në Kushtetuese, rregullat e paraqitjes së listave me kandidatë, afatet, hapat proceduriale dhe përgjegjësitë e organeve të emërtesës në plotësimin e vakancave.

 Njëkohësisht sugjerohet të qartësohen nenet ligjore për funksionimin e vetë Këshillit, procedurave dhe kompetencave të anëtarëve. Ndryshimet në fjalë nevojiten për të realizuar funksionimin sa më normal dhe efektiv të Këshillit që filtron dhe rendit kandidatët për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

https://a2news.com/2019/11/22/presidenti-cakton-daten-e-shortit-per-zgjedhjen-e-anetareve-te-rinj-te-ked/

Nga ana tjetër, teksa kërkon ndryshime ligjore KED pranon në raport se nuk ka mundur të zbatojë ligjin për transkriptimin e procesverbaleve të mbledhjeve, duke e justifikuar me ngarkesën e lartë të punës dhe numrin e vogël të administratës së këshillit. Gjatë vitit 2019 KED i përcolli Presidentit dhe Kuvendit listat e kandidatëve për 4 vende në Kushtetuese dhe për kreun e ILD.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani