“Pezull” si Blerta Xhomo, tradhtitë e së shkuarës dhe e nesërmja e panjohur në telajo – A2

“Pezull” si Blerta Xhomo, tradhtitë e së shkuarës dhe e nesërmja e panjohur në telajo

Sensualitet, takime, dhe tradhti, njëlloj si njeriu që sot qëndron pezull në një botë kaotike ku dashuria dhe dëshira për të jetuar është gjithkund e shpeshherë nuk e shohim.

 Të tilla ndjesi shprehin tablotë e Blerta Xhomos, të ekspozuara nga kjo e martë në galerinë e Universitetit të Arteve.

Myrtezai, pedagog për artet vizuale, njëkohësisht edhe kuratori i kësaj ekspozite rrëfen se kjo ekspozitë është edhe një udhëtim i ndarë në dy pjesë ku dilema artistike kush udhëheq e kush lufton është një kërkim më vete.

Blerta Xhomo dhe Vladimir Murtezai

 “Blerta Xhomo përdor ngjyrat e mbrëmjes, ato të errëtat, për të rrëfyer një gjendje mendimi dhe reflektimi, pikërisht atë gjendje që njeriun e lë pezull, mes atyre që kanë ndodhur dhe asaj lëvizjeje që pritet të ndodhë”, tha kuratori Vladimir Myrtezai.

Vetë autorja e këtyre veprave i fton të gjithë të eksplorojnë këtë botë, pa shumë fjalë. Ekspozita e artistes Xhomo e pret publikun në galerinë FAB deri më 16 janar.