Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Qëllohet me armë në Greqi ish-sulmuesi i Juventusit

Nga A2 CNN
7 Janar 2020, 22:47 | Futboll

Momente terrori për ish-sulmuesin e Juventusit, Darko Kovacevic. Mediat greke raportojnë se ai është qëlluar me armë zjarri pranë shtëpisë së tij në Glyfada.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së martës. Sipas mediave greke, 46-vjeçari serb sapo mbërriti në shtëpi, kur një automjet ndaloi dhe një person nisi të qëllojë në drejtim të ish-futbollistit, i cili arriti të fshihej, me dhimbje në gju. Ai u transportua menjëherë në spital, por pa lëndime serioze.

Darko Kovacevic

Autori u largua menjëherë me makinë, e cila u gjet pranë aeroportit e djegur. Kovacevic ka qenë pjesë e Olympiakos si futbollist, por edhe trajner, ndërsa së fundmi ka mbajtur edhe postim e drejtorit sportive te Serbia.

Shkaqet e kësaj ngjarje janë ende të paqarta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë