Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Trupat e huaja në Irak, SHBA: Nuk tërhiqemi, ripozicionim të ushtarëve

Nga A2 CNN
7 Janar 2020, 17:33 | Bota
Trupat e huaja në Irak, SHBA: Nuk tërhiqemi, ripozicionim të

Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga Iraku. Keshtu u shpreh sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper pas konfuzionit që shkaktoi një letër e ushtrisë amerikane, që informonte zyrtarët e Irakut për ripozicionim të trupave në pritje të largimit nga vendi.

Letra e publikuar në mediat amerikane, erdhi një ditë pasi parlamenti irakien miratoi një rezolutë jo detyruese, e cila i kërkonte të gjitha trupave të huaja në rajon të largoheshin nga vendi. Në letër thuhej se forcat amerikane dhe të koalicionit do të evakuoheshin me helikopterë.

Por sekretari i Mbrojtjes, Esper theksoi se nuk ka asnjë vendim për largimin e mundshëm nga Iraku. Komandanti më i lartë i ushtrisë amerikane, general Mark Mielley tha se letra ishte një draft dokument i shkruar keq, që synonte të njoftonte lëvizjen e shtuar të trupave amerikane e që nuk duhej të ishte publikuar. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë