Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Harry dhe Megan heqin dorë nga statusi mbretëror: Duam të jemi të pavarur

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 21:33 | Lifestyle
Harry dhe Megan heqin dorë nga statusi mbretëror: Duam të jemi

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të heqin dorë nga “roli” i tyre si anëtarë të familjes mbretërore britanike për të pasur më shumë autonomi financiare në aktivitetin e tyre publik dhe bamirës. Njoftimi, i konfirmuar nga Buckingham Palace, u publikua nga Dukët e Sussex në profilin e tyre në Instagram. Ashtu siç e kanë njoftuar dhe më parë tabloidët anglezë e ardhmja e tyre do të jetë e ndarë mes Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut.

Vendimi i dy të rinjve është miratuar zyrtarisht dhe nga Mbretëresha. “Pas muajsh mendimesh dhe diskutimesh të brendshme këtë vit kemi vendosur të bëjmë një tranzicion këtij institucioni. Synojmë të bëjmë një hap pas si anëtarë të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë financiarisht të pavarur”, shkruhet në deklaratën e publikuar në rrjetet sociale nga Dukët e Sussex.

“Tani kemi në program ta ndajmë kohën tonë mes Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të nderojmë detyrën tonë në lidhje me Mbretëreshë, Commonwealthin. Ky ekuilibër gjeografik do të na detyrojë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore ku ai lindi, duke i dhënë familjes sonë hapësirë e nevojshme për t'u përqendruar në kapitullin tjetër, atë të bamirësisë. Ne mezi presim që të ndajmë detajet e plota të këtij hapi tjetër emocionues në kohën e duhur pasi vazhdojmë të bashkëpunojmë me Madhërinë e saj, Mbretëreshën, Princin e Uellsit, Dukën e Kembrixhit dhe të gjitha palët e interesuara ", përfundon njoftimi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli