Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Hyundai dhe Uber prezantojnë taksinë fluturuese

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 14:00 | Teknologji

Uber dhe Hyunday kanë bashkuar forcat për të krijuar një flotë me taksi elektrike që fluturojnë.

Marka koreano-jugore që prodhon makina do të prodhojë mjete fluturuese, ndërkohë që firma amerikane do të mundësojë shërbimin taksi.

Një mjet fluturues koncept është zbuluar për herë të parë në Panairin e Teknologjisë në Las Vegas. Ky mjet mund të mbajë 4 pasagjerë dhe një pilot, ndërkohë që mund të udhëtojë deri në 100 km.

Përfaqësues të Uber-it thonë se “Uber Air” do të lançohet në vitin 2023, ndërsa zëdhënësi i Hyundai ka thënë se pritet që taksitë fluturuese të komercializohen në vitin 2028.

A2 CNN Livestream

Dita jonë