Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Konflikti SHBA-Iran dhe rreziku nga muxhahedinët, Rama: Jemi në duar të sigurta...

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 17:23 | Politikë
Konflikti SHBA-Iran dhe rreziku nga muxhahedinët, Rama: Jemi në duar

Në një bashkëbisedim me gazetarët, në zyrat qendrore të OSBE-së në Vjenë, organizatë të cilën do ta drejtojë Shqipëria nga nesër, Rama u pyet edhe për konfliktin mes Iranit dhe SHBA-së dhe rrezikun që mund t’i vijë Shqipërisë nga muxhahedinët që ndodhen në vendin tonë.

“Kjo nuk është një temë e re për ne. Ne kemi ndërmarrë një veprim që i bën nder Shqipërisë, që është në vazhdën e një aleance strategjike me SHBA, për t’u hapur dyert një grupi njerëzish që janë në rrezik për jetën. Ata janë në Shqipëri si rezultat i një operacioni humanitar dhe jo politik.

Nuk besoj se kjo e ekspozon Shqipërinë sepse ne jemi në kontakt permanent me aleatët tanë dhe kur është puna te inteligjenca... edhe në këtë rast ne jemi në duar të sigurta kur është fjala te marrja e informacionit. Por sigurisht që jemi të angazhuar në përditshmëri për këtë proces”, u shpreh Rama.

https://a2news.com/2020/01/08/ajatollahu-sulmon-shqiperine-nje-vend-i-vogel-europian-por-shume-i-pabese-komplotoi-kunder-nesh/

Kryeministri Rama theksoi se gjatë drejtimit të OSBE-së do të zhvillojë disa vizita, kur njëra nga të cilat do të jetë në Rusi. “Vizita në rusi është pjesë e axhendës si drejtues i OSBE dhe është pjesë e axhendës që unë kam ndërmarr. Janë disa vizita që do të bëhen shumë shpejt, në Ukrainë, SHBA dhe në Rusi, për datat presim konfirmime”, tha Rama.

https://a2news.com/2020/01/08/rama-vizite-ne-rusi-si-drejtues-i-osbe-se/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli