Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Përgatitjet në Antalia, Tirana humb në miqësoren e parë

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 16:58 | Futboll
Përgatitjet në Antalia, Tirana humb në miqësoren e parë

Përgatitjet e Tiranës në tokën turke kanë nisur me humbjen 2-1 përballë Alanyaspor. Bardheblutë u thyen në testin e zhvilluar në Antalia, me klubin e Superligës turke që kaloi në avantazh në minutën e 30-të të lojës, me Karacas. Tirana arriti të barazonte rezultatin me sulmuesin anglez, Michael Ngo, i aktivizuar si zëvendësues.

14 minuta përpara fundit të ndeshjes, Alanyaspor realizoi golin e fitores me Djalma, duke shfrytëzuar një tjetër aksion nga e majta e sulmit.

Pas humbjes në miqësoren e parë, bardheblutë e drejtuar nga trajneri Emanuel Egbo do të vijojnë përgatitjet, ndërsa kanë planifikuar edhe dy miqësore të tjera, në datën 11 me hungarezët e Mezokovezdi dhe më 15 janar ndaj polakëve të Korona Kielce.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli