Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Reali, në finale të Superkupës, mposht Valencian me gola spektakolarë

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 22:00 | Futboll

Reali i Madridit ka zhvilluar një 90-minutësh të fantastik ndaj Valencias, ku triumfoi 3-1 në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, në ndeshjen e zhvilluar në Arabinë Saudite.

Toni Kroos hapi serinë e golave për madrilenët, duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e këndit. Skuadra e Zidane vijoi të zhvilloi një lojë mjaft të mirë dhe gjeti edhe golin e dytë me anë të Isco-s në pjesën e parë.

Ndërkohë, në pjesën e dytë ishte radha e Modric për të treguar se jo më kot ka fituar një “Top të Artë”, duke shfaqur të gjithë klasin e tij në golin e tretë.

Në fundin e ndeshjes, Valencia shënoi golin e nderit në këtë kompeticion, i cili ka vitin e parë me format të ri. Parejo ktheu në gol një 11-metërsh në minutën e dytë të shtesës, duke e vulosur në 3-1 rezultatin e këtij takimi.

Realit i duhet të presë 24 orë për të mësuar finalisten tjetër të Superkupës, e cila do të jetë njëra mes Barcelonës dhe Atletico Madrid, ndeshje e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së enjtes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë