Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Thaçi caktoi 48 orë, Vetëvendosje nuk e dorëzon sot emrin e Albin Kurtit

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 14:06 | Kosova
Thaçi caktoi 48 orë, Vetëvendosje nuk e dorëzon sot emrin

Sot skadon afati 48 orësh që presidenti Hashim Thaçi i kishte vendosur afat Albin Kurtit për t’u paraqitur për mandatimin e tij si kryeministër.

Por në Kosovë fituesi i zgjedhjeve ende nuk ka marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës të cilët rezultati i zgjedhjeve te 8 qershorit i ndau me vetëm një mandat deputeti.

Kryesia e Vetëvendosjes njoftoi se ‘’në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim. Pas këtij momenti Vetëvendosje pret mandatimin e Kurtit nga presidenti”.

https://a2news.com/2020/01/06/negociatat-per-bashkeqeverisje-ldk-konsultim-te-brendshem-vetevendosje-te-reflektoje/

Ndërkohë, Vetëvendosje ka pohuar rifillimin e bisedimet me drejtuesit e partisë së Isa Mustafës në përpjekje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë