Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Tym i bardhë” për qeverinë e re të Kosovës?

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 21:40 | Kosova
“Tym i bardhë” për qeverinë e re të

Duket se ka rezultuar pozitiv takimi i fundit mes kreut të Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të LDK, Isa Mustafa për krijimin e qeverisë së re, pas ngërçit të krijuar në ditët e fundit në lidhje me ndarjen e pushtetit.

Deputeti i LDK, Avdullah Hoti përmes një postimi në faqen e tij në Facebook bën me dije se ka një lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së.

“Kemi lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të dy partive. Nesër takohemi prapë”, shkruan Hoti.

Të njëjtën gjë e konfirmon edhe Vetëvendosje përmes një komunikate, ku bën me dije se ka një përafrim në bisedime për formimin e koalicionit qeveritar, ndërsa të enjten do të takohen përsëri. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu