Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ulja e temperaturave, probleme me ngrohjen në shkollat e Elbasanit

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 15:39 | Sociale
Ulja e temperaturave, probleme me ngrohjen në shkollat e Elbasanit

Ditët e ftohta që kanë mbërthyer vendin kanë krijuar probleme edhe sa i takon ngrohjes në klasat e arsimit fillor dhe atë 9-vjeçar në qytetin e Elbasanit.

Në shumicën e shkollave, ngrohja realizohet me rezistenca dhe pajisje të tjera elektrike, të sjella nga prindërit e nxënësve, por edhe ato herë punojnë dhe herë jo për shkak se rrjeti elektrik i shkollave nuk mban ngarkesë.

Këtë fakt e pohojnë vetë nxënësit. “Kemi shumë ftohtë. Ne ngrohemi me rezistanca, por ajo është ka qenë me probleme”, thotë një nxënëse.

Problematikën me ngrohjen në shkollat 9-vjeçare e ka denoncuar edhe dega lokale e Partisë Demokratike në Elbasan.

“Gjatë këtyre ditëve, një pjesë e shkollave të qytetit dhe në fshatra, vazhdojnë të jenë pa ngrohje. Nxënësit dhe mësuesit vazhdojnë mësimin në kushte “Migjeniane”, ku i ka hyrë i ftohti në palcë dhe klasat po boshatisen dita-ditës”, tha Blendi Himçi, sekretar i Partisë Demokratike, dega Elbasan.

Ndërkohë, Bashkia, institucioni përgjegjës për ngrohjen në shkolla, nuk e pranon këtë situatë, duke deklaruar se shumica e shkollave kanë sisteme ngrohje dhe ato janë në punë dhe se në ato shkolla, ku nuk ka është lejuar ngrohja me mjete alternative, dru zjarri ose pajisje elektrike, ndërsa kostot mbulohen nga bashkia.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani