Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vazhdon kaosi në Rinas, qytetarët të paqartë për fluturimet me “Fly Ernest”

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 18:40 | Aktualitet
Vazhdon kaosi në Rinas, qytetarët të paqartë për

Në faqen online të “Fly Ernest” vazhdojnë e bëhen prenotime biletash drejt Italisë deri më 12 janar.  Pavarësisht se kompania ka shkaktuar një kaos të madh në radhët e pasagjerëve që i kishin prerë më parë biletat. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil, “Fly Ernest” po punon me numër të reduktuar avionësh, çka ka bërë që udhetimet e orareve të ndryshme të shkrihen në një.

Sporteli i informacionit në aeroportin e Rinasit, është i mbushur me qytetarë të shqetësuar për fatin e fluturimeve të tyre, paratë e shpenzuara apo që do të duhet të shpenzojnë për një biletë të dytë apo dhe sigurinë e vendit të punës.

Numrat e kontaktit të kompanisë, e cila u pezullua nga Aviacioni Civil Italian, për të kryer fluturime përtej 13 janarit, janë të padisponueshëm. Edhe atyre pasagjerëve që mundën të udhëtojnë këtë të mërkurë iu desh të prisnin gjatë. Fluturimi për në Pisa, i parashikuar në orën 11.30 u realizua vetëm pas më shumë se dy orësh.

Pasagjerëve që udhëtonin nga Pisa drejt Tiranës iu desh të prisnin mbi 5 orë deri sa të përcaktohej fati i udhëtimit të tyre.  Probleme kishin dhe ata që u nisën nga Bergamo. Aviacioni Civil Shqiptar thotë se i ka duart e lidhura në këtë situatë, për aq kohë sa kompania është e licencuar nga autoriteti italian.

Ky i fundit, pas 13 janarit, i pezullon fluturimet si pasojë e mospagimit të gjobave dhe detyrimeve. Vetë kompania në një njoftim në faqen e saj online garanton se do të përpiqet ta zgjidhë sa më pare këtë problematikë, por deri tani kaosi në aeroport ka qenë e vetmja përgjigje. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli