Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

VV sfidon Thaçin, Kurti: Marrëveshja me LDK, shumë afër finalizimit

Nga A2 CNN
8 Janar 2020, 16:51 | Kosova
VV sfidon Thaçin, Kurti: Marrëveshja me LDK, shumë afër

Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është shumë afër. Këtë e pohoi Albin Kurti përpara se të niste takimin me Isa Mustafën në ambientet e Kuvendit.

Dy partitë me numrin më të larte të deputetëve do të përpiqen që të përmbyllin marrëveshjen për bashkëqeverisje, ndërsa posti i presidentit pritet të jetë në qendër të negociatave. Atmosferë pozitive pati edhe në kampin e LDK, përpara takimit.

Ndërkohë, Vetëvendosje nuk respekton afatin e vendosur nga presidenti, Hashim Thaçi. Kryesia e partisë së drejtuar nga Albin Kurti vendosi që të mos dërgojë në presidencë emrin e të nominuarit për kryeministër, që do të mandatohet për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Pas mbledhjes që zgjati mbi dy orë, Vetëvendosje bëri me dije se shkresa zyrtare do të dërgohet në presidencë në ditët në vijim. Por ky vendim mund të sjellë pasoja serioze, pasi Thaçi paralajmëroi me veprime ligjore në rast se afati I tij nuk respektohej.

A2 CNN Livestream

Dita jonë