Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

CNN publikon videon ku dyshohet se është qëlluar me raketë avioni në Iran

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 22:37 | Bota
CNN publikon videon ku dyshohet se është qëlluar me raketë

Një luftë e vërtetë mes palëve ka nisur dhe për çështjen e rrëzimit të avionit ukrainas në Teheran ku humbën jetën 176 personat që ishin në bord.

Shërbime të inteligjencës amerikane, irakiane dhe burime nga Pentagoni dyshojnë se ka të dhëna se avioni i nisur drejt Kievit u godit gabimisht nga dy raketa iraniane. Deklaratat janë mohuar menjëherë nga Teherani zyrtar, i cili shprehet se këto supozime janë të pavërteta.

Një video e siguruar në orët e fundit nga CNN tregon një raketë që godet një objekt në ajër i cili supozohet të jetë avioni Boeing 737 i “Ukrainian Airlines”. Sipas të dhënave videoja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, që përkon me kohën kur ka ndodhur dhe rrëzimi i avionit.

CNN nuk e verifikon dot autenticitetin e videos, por ndërtesat që shfaqen në të janë të ngjashme me ato që ndodhen në rrethinat e kryeqytetit iranian në Parand. Avioni ukrainas u rrëzua pikërisht në veri të periferisë së Teheranit.

https://www.youtube.com/watch?v=Gn1fVDQey3A

A2 CNN Livestream

Dita jonë