Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dosja ndaj ish-deputetit Ndoka kalon për gjykim

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 17:55 | Kronikë
Dosja ndaj ish-deputetit Ndoka kalon për gjykim

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kalon në gjykim dosjen penale ndaj ish-deputetit Arben Ndoka dhe 11 personave të tjerë të akuzuar për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Lezhës.

Sipas prokurorëve të SPAK, ata kanë konsumuar veprën penale “falsifikim i dokumenteve”, "falsifikim i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “shpërdorim i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal.

Për Arben Ndokën ka rënë akuza e “grupit kriminal”. Ndërsa për Zef Ndokën janë pushuar akuzat, me arsyetimin se është bërë pronar i një trualli pa dijeninë e tij.

Gjatë seancës paraprake të gjithë të akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues për akuzën, duke kërkuar pushimin e çështjes. Kjo çështje është një nga shtatë fraksionet e dosjes se famshme numër 339.

Të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234 548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë