Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Eventi i bamirësisë, ndeshja e yjeve nis me vizitë në Thumanë

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 16:30 | Sociale
Eventi i bamirësisë, ndeshja e yjeve nis me vizitë në

Përpara se të luhet në fushën e stadiumit të ri kombëtar, ndeshja e yjeve do të nisë me vizitën në Thumanë, një prej zonave më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Veteranët e Shqipërisë, Italisë kampione të botës në vitin 2006, Greqisë kampione Europe më 2004-ën dhe Turqisë së vendit të tretë në Botërorin 2002 do të vizitojnë qytezën dhe do të takohen me familjet e dëmtuara.

Vizita do të zhvillohet përpara mesditës, me emra si Zambrotta, Perrota, Rushtu, Hasan Sas e Giorgos Karagounis, që do të shohin nga afër pasojat tragjike në Thumanë, përpara se të zbresin në fushë. Përfitimet nga shitja e biletave për ndeshjen e yjeve, e cila luhet këtë të premte në orën 18:00, do të shkojnë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë