Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Gjuraj: Pas përgjigjes së Iranit, palët janë zbutur

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 13:54 | Aktualitet
Gjuraj: Pas përgjigjes së Iranit, palët janë zbutur

Tonin Gjuraj, ish-ambasadori i Shqipërisë në Izrael, i ftuar në studion e Ditari në A2 deklaroi se pas vrasjes së Soleimanit dhe kundërpërgjigjes së Iranit që hodhi raketa në dy baza amerikane në Irak, konflikti ka përfunduar për momentin.

“Nuk besoj se do të ketë luftë SHBA-Iran. Pas vrasjes së Soleimanit dhe bombardimit iranian, mendoj se ka përfunduar. Janë zbutur tonet e palëve, të cilat tani duan të fitojnë pak kohë. Irani tregoi se është në gjendje të sfidojë kapacitetet ushtarake amerikane dhe e ka arritur qëllimin”, tha Gjuraj.

Kur u pyet nëse Shqipëria është e rrezikuar, ish-ambasadori u përgjigj: “Ne jemi i vetmi vend që kemi strehuar muxhahedinë, por mendoj se politika shqiptare duhet të jetë në unison për këtë çështje. Ne kemi mbështetur edhe hebrenjtë kur kanë pasur nevojë. Duhet të jemi modestë, nuk kemi pse të jemi protagonistë në deklarata, por të kemi të njëjtin qëndrim me NATO-n dhe Bashkimin Evropian”.

Në lidhje me gjeneralin e vrarë, Qassem Soleimani, Gjuraj u shpreh se ai “ishte përfaqësues i një ideologjie, mbi bazën e së cilës kryente krime makabre ndaj myslimanëve më shumë se sa të krishterëve”.

“Vrasja mund të ketë lënduar disa komunitete, por ka edhe shumë të tjera që e kanë përshëndetur vrasjen në Lindjen e Mesme. E njëjta gjë ndodh edhe në Perëndim: disa e përshëndesin vrasjen e Soleimanit, ndërsa të tjerë e kritikojnë”, tha Gjuraj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë