Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Manchester United i prish planet Interit për Kumbullën, ofron 15 mln euro

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 16:46 | Futboll
Manchester United i prish planet Interit për Kumbullën, ofron 15 mln

Shtohen pretendentët për talentin kuqezi, Marash Kumbulla. Edhe pse Interi dukej fare pranë mbylljes së marrëveshjes për 19-vjeçarin me Hellas Veronën, situata është komplikuar nga ndërhyrja e Manchester United.

Klubi i Premier Ligës ka lëvizur për të mposhtur konkurrentët për mbrojtësin shqiptar, duke paraqitur ofertë në vlerën e 15 milionë eurove, plus bonuse.

Oferta e “Djajve të Kuq” është e vetmja që i afrohet pretendimeve të klubit italian, me Hellas Veronën që kërkon 20 milionë euro për kartonin e mbrojtësit.

Për Marash Kumbullën interes kanë shfaqur edhe klubet e tjera të mëdha të Serie A, nga Juventus e Napoli, për të vijuar me Lacion dhe Atalantën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli