Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Momentet shokuese të grabitjes që përfundoi me 3 viktima

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 21:57 | Bota

Rrjeti televiziv CCTV ka publikuar pamjet e një grabitje të shkuar keq në një qendër tregtare në Tajlandë që përfundoi me 3 viktima dhe 5 të plagosur rëndë.

Të shtënat u regjistruan ndërsa një person i armatosur dhe maskuar grabiti një dyqan argjendarie në një qendër tregtare në qytetin e Lopburit në Tajlandë.

Grabitësi qëlloi në fillim rojën e sigurisë, gruan që punonte në dyqan dhe më pas disa persona që po kalonin aty rastësisht. Mes viktimave raportohet të jetë dhe një fëmijë i mitur. 5 persona gjithashtu mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguan në spital me urgjencë, një prej tyre është turist.

Policia ka nisur një hetim për gjetjen e autorit të vrasjeve gjatë grabitjes, i cili sipas tyre është një ekspert i përdorimit të armëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë