Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 40%
  • Modern 7%
  • I trashëguar 13%
  • Unik 40%

Prej 11 orësh në det të hapur, e shpëton Di Caprio

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 11:24 | Showbiz

Në rolin e Jack, në filmin “Titanic”, ai përfundoi i mbytur në mes të Atlantikut. Por më 30 dhjetor të vitit të kaluar, Leonardo Di Caprio u shndërrua në hero, duke shpëtuar një burrë që kishte rënë nga jahti i tij në ishujt St.Barts.

“Leonardo luajti rolin kryesor në një histori si në filma”, tha një burim nga autoritetet e ishullit për “The Sun”. “Ai shpëtoi jetën e një njeriu që kishte mbetur në det për 11 orë. Varka e Leonardos ishte e vetmja që po kërkonte për të”.

Di Caprio ishte me pushime me të dashurën 22-vjeçare Camila Morrone. Duke lundruar me varkë, bashkë me disa miq, ata dëgjuan një zë që vinte nga deti. Fatmirësisht ata vazhduan të lundronin drejt zërit dhe e shpëtuan personin një orë para perëndimit ndërkohë që po afronte stuhia. Personi i shpëtuar ishte një francez, 24 vjeç, i cili kishte rënë nga një anije turistike. Fatmirësisht për të, mundi të mbijetonte falë këmbënguljes së yllit të kinematografisë.

A2 CNN Livestream

A2 Business