Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Prishen 5 objekte te Unaza e Re, do t’i vendoset tritol një godine 6-katëshe

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 16:12 | Aktualitet
Prishen 5 objekte te Unaza e Re, do t’i vendoset tritol një godine

Punimet për zgjerimin e Unazës së Re në Lotin e Parë vijuan edhe përgjatë kësaj të enjteje, kur Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prishi 5 objekte me anë të fadromave.

Tre prej këtyre ndërtesave ishin 2-katëshe, ndërsa një objekt 4-katësh ishte i fundit në listë. Aksioni do të vijojë përgjatë së premtes, ku është parashikuar shpërthimi me tritol i një godine 6-katëshe, ku janë strehuar banorët e prekur nga tërmeti.

Atyre u është komunikuar të aplikojnë për bonus qiraje, me qëllim që të strehohen tjetërkund. Ndërkaq, me dhjetëra banorë nuk u lejuan të kalonin nga njëra anë e kordonit policor te sheshi “Shqiponja”, për tek ana tjetër, pasi ky segment prej afro 500 metrash ishte i bllokuar, si për këmbësorët ashtu edhe për automjetet.

Ndërkaq, asnjë nga pronarët e ndërtesave të prishura nuk shfaqi rezistencë, pasi kanë marrë dëmshpërblimet, sepse shumica e këtyre godinave ishin të pajisura me hipotekë. Situata e krijuar shkaktoi kaos në trafik, pasi për 4 orë e gjysmë nuk u lejua të kalonte asnjë automjet. Pas mbarimit të punimeve, të dyja kahet e rrugës u liruan.

A2 CNN Livestream

Dita jonë