Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rama: Shumë anëtarë ishin mosbesues, por duam të bëjmë ndryshim në terren

Nga A2 CNN
9 Janar 2020, 13:49 | Politikë

Kryeministri Rama tha se shumë vende anëtare kanë pasur dyshime për marrjen e drjetimit të OSBE-së nga Shqipëria, por gjithsesi fillimi i kësaj detyre ishte tepër i mirë.

“Përgatitjet janë të shkëlqyera dhe kjo është mjaft inkurajuese. Sepse sigurisht, dhe është legjitime të them, se shumë anëtarë kanë shprehur mosbesimin për faktin se sa të gatshëm jemi ne për të përballuar këto detyra me përgjegjësi”, tha Rama në një konferencë për mediat bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger. “Kjo është një ditë historike për Shqipërinë sepse është hera e parë që Shqipëria ka një rol në skenën ndërkombëtare.  Çdo shqiptar e di rrugën e gjatë që kemi bërë për të arritur deri këtu dhe sigurisht që jemi krenar”.

Kryeministri tha gjithashtu se Shqipëria do të jetë e vendosur në këtë mandat kryesues për t’u përqendruar në parimet themelore dhe për të dhënë rezultate. “Nuk do të rishpikim botën, por kërkojmë që të sigurohemi që gjatë këtij viti parimet themelore të mbeten ashtu siç janë. Duam të bëjmë ndryshimin në terren, të zbatojmë angazhimet tona së bashku dhe kjo është moto dhe vendosmëria jonë”, u shpreh ai. “Forca e OSBE varet nga besimi dhe ky besim varet nga cilësia e dialogut. Cilësia e lirisë nuk varet nga se sa ne pajtohemi me njëri-tjetrin, por nga mënyra se si nuk pajtohemi me njëri-tjetrin. Prandaj do të bëjmë ç’është e mundur në mënyrë që të krijojmë marrëveshje”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani