Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Basha vijon vizitën në Itali, prezanton platformën e PD për ekonominë

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 18:52 | Politikë
Basha vijon vizitën në Itali, prezanton platformën e PD për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon turin në Itali dhe ndalesa e radhës ishte në Udine, ku u takua me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë të rajonit Pordenone-Udine.

Kreu i demokratëve diskutoi me anëtarët e Dhomës së Tregtisë të këtij rajoni për sektorët me interes për të investuar në Shqipëri dhe platformën e PD për ekonominë e cila  lufton korrupsionin dhe krijon lehtësi fiskale për investitorët e huaj.

Gjithashtu në takim u biseduan dhe për shkëmbimin e eksperiencës për Emergjencat Civile, pas vështirësive që u hasën pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Thithja e investimeve te huaja do të jetë prioritet i qeverisë së PD, si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve te reja të punës. Tërmeti i 26 nëntorit tregoj sa i papërgatitur është shteti për të reaguar në situata të tilla. Prandaj e konsideroj emergjente dhe kam nisur hartimin e një plani për emergjencat civile që të jetë gati për t’u vënë në zbatim në ditët e para të qeverisjes. Së bashku me partnerët tanë italianë kemi rënë dakord të ndërtojmë një qendër të emergjencave civile e cila të jetë e mirëtrajnuar, e mirëpajisur dhe e gatshme për të vepruar menjëherë bazuar në përvojën më të mirë që është ajo e Italisë dhe brenda Italisë ajo e Friuli-Venezia-Giulia”, deklaroi Basha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani