Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve voton kufizimin e fuqisë ushtarake të Trump kundër Iranit

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 11:23 | Bota
SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve voton kufizimin e fuqisë ushtarake

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rezolutë e cila synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake ndaj Iranit pa aprovimin e Kongresit.

Në favor të rezolutës ishin 224, ndërsa kundër votuan 194 të tillë. Rezoluta kërkon që Presidenti të mos përdorë forcat amerikane kundër Iranit derisa Kongresi nuk ka shpallur luftë ose nuk ka dhënë miratim ligjor, apo derisa një veprim i tillë ushtarak është i nevojshëm për t'u mbrojtur kundër një sulmi të menjëhershëm kundër Shteteve të Bashkuara, territoreve të saj apo forcave të armatosura.

Nancy Pelosi tha: “Sot ne përmbushim detyrën tonë për të ruajtur sigurinë e popullit amerikan, diçka që është përgjegjësia jonë. Nëse Kongresi nuk merr masa të mëtejshme, aksionet ushtarake të administratës kundër Iranit duhet të marrin fund”.

Në një deklaratë të mëhershme, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kritikoi Presidentin amerikan për vrasjen e komandantit të forcave iraniane Quds, Qassem Soleimani, pa u këshilluar me Kongresin. Ajo e quajti sulmin ajror një veprim "provokues dhe joproporcional" që rrezikonte trupat dhe diplomatët amerikanë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, e cilësoi rezolutën e së enjtes "të gabuar" dhe "qesharake".

Rezoluta nuk është detyruese, ndërsa vështirë që do të sigurojë votat e mjaftueshme në Senatin e kontrolluar nga republikanët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë