Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Tkurret konsumi, inflacioni zbret në 1.1%, ekspertët: Situata alarmante

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 20:04 | Ekonomi
Tkurret konsumi, inflacioni zbret në 1.1%, ekspertët: Situata

2019-ta ishte një vit i vështirë jo vetëm për ekonominë, por edhe për xhepat e shqiptarëve. Dhjetori, që zakonisht është muaji kur shpenzohet pasi përkon me festat e fundvitit, ka rezultuar zhgënjyes për tregtarët, teksa blerësit kanë qenë të stepur edhe për shkak të tërmetit.

Situata në tregje mbështetet edhe nga të dhënat e Institutit të Statistikave dhe Bankës së Shqipërisë. Inflacioni në dhjetor të 2019 zbriti në 1.1%, çka tregon një rënie drastike të konsumit. Ekspertët e ekonomisë deklarojnë se situata është alarmante dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

“Është shumë larg objektivit të Bankës së Shqipërisë që është në nivelet 2-4%. Dhe natyrisht ajo që është për t’u shqetësuar në këtë moment dhe për t’u analizuar si shifër e inflacionit është fakti që megjithëse BSH ka bërë disa herë ulje të normës bazë të interesit, duke ardhur në nivele minimale historike, përsëri efekti në inflacion është pothuajse i pandjeshëm”, deklaroi eksperti për ekonominë, Civici.

Banka Qendrore në raportin e fundit, tregon se besimi në ekonomi ka rënë në nivelin më të dobët të 3 viteve të fundit. Kjo përkthehet në mundësinë që konsumi i ulët të vërë në rrezik ekonominë edhe gjatë këtij viti. Të dhënat tregojnë se rënien më të fortë e kanë pasur konsumatorët si dhe bizneset që operojnë në fushën e tregtisë dhe shërbimeve, teksa situata paraqitet pesimiste edhe për sektorin e ndërtimit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë