20 vite në pushtet, karriera politike e “Carit” Putin

“Ai do të jetë i aftë të bashkojë ata që do të ndërtojnë Rusinë e madhe të shekullit të 21. Ai është sekretari i këshillit të sigurisë dhe drejtor i Shërbimit Federal të Sigurisë, Vladimir Vladimirovich Putin”

Boris Yeltsin, ish-President i Rusisë, 9 gusht 1999

Më 31 dhjetor të vitit 2019, Vladimir Putin mbushi 20 vjet në pushtet. Më 31 dhjetor të vitit 1999, Boris Yeltsin i dorëzoi pushtetin pasuesit të tij. Nga ajo periudhë, Putin ka qenë në krye të shtetit dhe qeverisë, herë si president dhe herë si kryeministër, për 2 dekada të plota.

“Rusia po hyn në një fazë të re zhvillimi. Kemi shumë përpara për të bërë. Ne duhet t’i japim fund betejave politike të kombit, duhet t’i japim fund edhe ambicieve personale. Një politikë e re bashkëpunimi, e dakordësuar, është e vetmja mundësi për të ecur përpara për një Rusi moderne”, do të shprehej asokohe Putin. “Ata që flasin për një diktator të mundshëm, janë ata që vetë ëndërrojnë për një gjë të tillë. Ëndrrat e tyre janë të pamundura në një Rusi modern. Ai tren ka ikur tashmë…”

Putin nuk kaloi shumë ditë të qeta në krye të Kremlinit. Nisi lufta e dytë e Çeçenisë. Qindra vetë u vranë. Rusia rivendosi regjimin direkt në vend në vitin 2000. Nga ajo kohë, Putin i dha fund formalisht misioneve luftuese në Çeçeni vetëm në vitin 20009.

Më 17 prill të vitit 2000, Putin zhvilloi takimin e parë zyrtar si President, në Londër, ku u takua me kryeministrin britanik Tony Blair. “Disa thonë se për shkak të shqetësimeve për Çeçeninë, ne duhet të ruajmë distancën nga Moska zyrtare. Më duhet t’iu them se teksa i ndaj këto shqetësime, besoj se mënyra më e mirë për t’i sheshuar ato dhe për të parë rezultate, është të angazhohemi edhe ne bashkë me Rusinë dhe jo ta izolojmë atë nga pjesa tjetër e botës”, do të shprehej Blair.

“Dua të theksoj se operacionet tona në Çeçeni nuk janë kundër myslimanëve, por janë kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe kundër ekstremizmit. Në këtë rast, Rusia po lufton e vetme kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, i tha Putin.

Për Putinin ditët e trazuara do të vazhdonin, si për të forcuar edhe më shumë pozitat e tij si kreu i shtetit. Nëndetësja me energji bërthamore Kursk u fundos në fund të detit Barenc, duke vrarë 188 anëtarët e saj, pas një shpërthimi në bord. Në këtë rast, Putin ngriti barrierën e parë ndaj mediave, duke u shprehur për këtë tragjedi vetëm 4 ditë më vonë.

Më 16 dhjetor 2001, një tjetër president amerikan vizitoi Rusinë, George Bush, pasi më parë në Kremlinin luksoz ishte pritur Bill Clinton.

“E shoh këtë njeri në sy, më jep shumë besim për të ecur përpara. Patëm një bisedë shumë të mirë, arrita të kuptoja shpirtin e tij. Është një njeri thellësisht i angazhuar ndaj vendit të tij dhe për interesin më të mirë të Rusisë. E vlerësoj shumë dialogun e hapur që patëm”, do të shprehej Bush. “Realiteti i tejkaloi pritshmëritë e mia sepse biseda jonë jo vetëm që ishte shumë e hapur por edhe e sinqertë”

Putin po tregonte në vitin e parë, se diplomacia ishte një nga pikat e tij më të forta”, do të thoshte Putin.

Tragjeditë e Putinit

129 pengje dhe 41 guerilas çeçenë u vranë nga trupat ruse ndërhynë në Teatrin e Moskës, atje ku rebelët kishin kapur peng prej 3 ditësh, mbi 700 persona, më 26 tetor të vitit 2002. Një tjetër ngjarje e tillë e rëndë, që tronditi Rusinë, ishte ajo e vitit 2004, ku 331 pengje, më shumë se gjysma fëmijë, humbën jetën gjatë të shtënave në një shkollë në Beslan, pasi u kapën nga rebelët që kërkonin pavarësinë e Çeçenisë dhe dhënien fund të luftës.

Më 25 prill 2005, Putin ju adresua popullit rus nga parlamenti, me një mesazh, që niste nga Bashkimi Sovjetik, që ish shembur vite më parë. “Kolapsi i Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa gjeopolitike më e madhe e shekullit. Për qytetarët rusë, ishte një dramë reale. Miliona qytetarë rusë dhe patriot përfunduan jashtë Rusisë. Epidemia e kolapsit preku mbi të gjitha vetë Rusinë, kursimet e popullit u shkatërruan, bashkë me to edhe idealet tonë më të forta”, tha ai.

Armiqtë e brendshëm

Përgjatë dekadës së parë të drejtimit të vendit, Vladimir Putin shijoi marrëdhënie vërtet të mira me liderët e perëndimit. Verën e vitit 2006, ai organizoi samitin e parë të G8. Por brenda Rusisë, gjërat nuk ishin njëlloj.

Manjati i naftës Mikhail Khodorkovsky u arrestua dhe u akuzua për mashtrim. Ai u shpall fajtor dhe u burgos, në një gjyq që sipas mbështetësve të tij u sajua, për ta eliminuar atë nga skena politike e vendit, pasi sipas tyre ai mund të ishte kundërshtari më i fortë i Putin. Khodorkovsky u lirua vetëm në vitin 2013, kur Putin vendosi ta falë. Përpara se të dënohej ai foli përpara mediave. “Kjo akuzë është shumë e rëndë për mua por fatkeqësisht ishte e nevojshme për t’ju treguar juve se unë jam i bindur se këtu nuk ka drejtësi. Ju faleminderit”.

Gazetarja investigative Anna Politkovskaya, një kritike e fortë e abuzimeve që po ndodhnin në Çeçeni, u vra në Moskë, në ditën e lindjes së vetë Putin.

Po atë vit, një nga kritikët më të fortë të Kremlinit, Alexander Litvinenko u vra, pasi u helmua nga një substancë radioaktive. Një hetim i një agjencie britanike, shumë vite më vonë, doli në përfundimin se Litvinienko ish vrarë nga agjentë rusë. Ish-agjenti i KGB ndërroi jetë 3 javë pasi kishte konsumuar një çaj të helmuar me polonium 210, në hotelin “Millenium” në Moskë, që besohet se në atë kohë administrohej nga rusët Andrei Lugovoy dhe Dmitri Kovtun. Në nisje të gjyqit për vrasjen e tij, një dëshmitar kish thënë një polici, para se të vdiste, se Putin personalisht kishte urdhëruar vdekjen e tij.

Lufta e Ftohtë 2?

Vladimir Putin, në një nga sulmet më të ashpra ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas 7 vitesh në pushtet, akuzoi Uashingtonin se po përpiqej që me forcë të vendoste diktatin dhe të drejtonte botën. Deklaratën e fortë, Putin e bëri më 10 shkurt të vitit 2007. “Në fakt, thuajse i gjithë sistemi i qeverisjes së një vendit, sigurisht flas për Shtetet e Bashkuara, ka tejkaluar kufijtë e tij kombëtar dhe po e imposton veten edhe në vendet e tjera në të gjitha fushat, në ekonomi, politikë dhe çdo aspekt njerëzor. Kujt do t’i pëlqente kjo gjë? Kush do ta donte këtë gjë?”.

Rokada e pushtetit

Me limite që i kish përcaktuar vite më parë kushtetuta e vendit, Putin shërbeu si president i Rusisë për 2 mandate rresht. Për të mos lëshuar më pas pushtetin, Putin zgjodhi të mbajë postin e kryeministrit, ndërsa një nga njerëzit e tij më të besuar, Dmitry Medvedev e zgjodhi si pasuesin e tij në krye të Kremlinit. Edhe pse kreu i shtetit ishte zgjedhur Medvedev, çdo funksionar i lartë i shtetit raportonte sërish vetëm tek Putin. Fundja, shteti drejtohet sërish prej tij. Edhe dita e betimit të dy zyrtarëve të shtetit, ish organizuar nga Putin.

Nisja e zgjerimit

Më 7 gusht të vitit 2008, Rusia nisi luftimet dhe fitoi luftën e shkurtër në kohë me Gjeorgjinë. Tbilisi humbi kontrollin e dy rajoneve jetike për të, që u vunë shumë shpejt nën kontrollin e trupave ruse. Më 13 gusht, Gjeorgjia pranoi mposhtjen brenda pak ditëve.

“Mijëra anëtarë të ushtrisë ruse, me pajisje luftarake, me trupa ajrore, drejtuar nga shefi i ushtrisë ruse, kanë pushtuar një pjesë të vendit tonë, duke vrarë qindra qytetarë. Pjesë tjetër e popullsisë është zhvendosur prej andej. Ky është spastrim klasik etnik”, do të shprehej Mikheil Saakashvili, ish-President i Gjeorgjisë.

Ditët e muajt në vijim do të ishin intensive. Putin ishte në krye të gjithçkaje që ndodhte në politikën e brendshme dhe të jashtme të Rusisë. Kish krijuar profilin e tij, atë të një njeriu të aftë për gjithçka, dhe kjo kuptohej nga mënyra sesi i drejtohej edhe shtetarëve.

Më 7 korrik të vitit 2009, Putin ftoi në një vizitë zyrtare Presidentin e sapozgjedhur të SHBA, Barack Obama. Edhe raportet me Amerikën ndër vite kishin ndryshuar. Por edhe pse prej vitesh nuk ishte më President, Putin ruante ende projektin për veten si kreu i shtetit. Imazhet ndër vite e tregojnë qartë.

Një avion polak u rrëzua në Rusi, duke shkaktuar vdekjen e presidentit Ppolak Lech Kaczysnki dhe të 95 personave të tjerë në bord, përfshirë këtu edhe shefin e Bankës Qendrore polake, shefin e ushtrisë polake dhe disa ligjvënës polakë, që po udhëtonin për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 22 mijë personave të ekzekutuar nga policia sekrete sovjetike në vitin 1940.

Putin nuk e pëlqente aspak detyrën e presidentit dhe jo në pak raste, mënjanonte Medvedevin, i cili nën drejtimin e Kremlinit nuk luajti kurrë një rol vendimtar. Dhe në fakt, nuk do të kalonte shumë kohë gjersa Putin të rikthehej, më i fortë se më parë. Më 24 shtator të vitit 2011, në stadiumin “Luzhniki” të Moskës u mbajt Kongresi i Rusisë së Bashkuar.

Ishte radha e Medvedevit për të folur… “Vendosa ta mbikëqyr vetë listën e partisë, të përfshihem drejtpërdrejtë në punimet e Partisë Rusia e Bashkuar. Arritëm një performancë të jashtëzakonshme në zgjedhjet. Nga sot dua që të kem një rol më aktivë në qeveri dhe mendoj se do të ishte e drejtë që ky Kongres të mbështesë zyrtarisht kandidimin e liderit të saj, Vladimir Putin, për postin e Presidentit të vendit”

Putin u rikthye në Kremlin, pasi fitoi me mbi 60% të votave, pas një tjetër vendimi, atij për të zgjatur mandatin presidencial, nga 4 në 6 vjet. Në mbarë vendin nisën protesta anti-Putin, para zgjedhjeve por edhe pas zgjedhjeve, me kritikët që akuzonin Komisionet Shtetërore të Zgjedhjeve, për mashtrim në shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve.

“Betohem se do të përmbush të gjitha detyrimet e mia si President i Federatës Ruse, do të respektoj dhe do të mbroj të drejtat dhe liritë e çdo personi, të çdo qytetari rus, do të mbroj sigurinë dhe integritetin e shtetit tonë. Do ti shërbej popullit rus besim-plotë”, tha Putin pas rikthimit në postin e Presidentit.

Pasionet dhe jeta private

Vladimir Putin njihet gjerësisht edhe për jetën aktive personale, për pasionet e çmendura, kryesisht për sportet ekstreme. Putin u divorcua nga bashkëshortja e tij Ludmilla, pas më shumë se 30 vitesh martesë, teksa lajmin e shpalli publikisht në mënyrë krejt të beftë.

Më 21 dhjetor të vitit 2013, vetëm 4 ditë përpara Krishtlindjeve, Putin vendosë të falë dhe të lirojë menjëherë nga burgu manjatin e naftës, Mikhail Khodorkovsky.

Protestat anti-Putin vijonin ende. 2 aktiviste nga grupi “Femen” protestuan “topless” në një protestë jashtë godinës së Këshillit Europian, vetëm pak orë përpara se vetë Putin të mbërrinte në Bruksel, për një takim me liderët e BE-së.

Rusia organizoi Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi, në Detin e Zi. Por lajmi për atë vit do të ishte një tjetër. Më 27 shkurt të vitit 2014, forcat ruse nisën aneksimin e rajonit të Ukrainës, Krimesë, pasi protestuesit ukrainas larguan me dhunë nga pushteti, një nga miqtë më të mirë te Putin, Presidentin ukrainas, Viktor Yanukovich. Rusia mori zyrtarisht Krimenë një muaj pas mbajtjes së një referendumi, që u dënua dhe kritikua ashpër nga i gjithë Perëndimi. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian u përgjigjën menjëherë me implementimin e disa sanksioneve ndaj Moskës zyrtare.

“Pas një përpjekje të vështirë e të mundimshme, Krimea dhe Sevastopoli po rikthehen në shtëpi, në Rusinë tonë”, do të thoshte Putin.

Më 7 prill të vitit 2014, separatistët pushtuan godinat qeveritare në Donjetsk, duke shpallur krijimin e Republikës Popullore të Donjetskut. Luftimet nisën mes trupave ukrainase dhe rebelëve pro-rusë, të njohur edhe si Milicia Popullore e Donbass, një javë më pas, më 13 prill. Sanksione të tjera iu vendosën Rusisë, nga SHBA dhe BE, gjatë ditëve të luftimeve në Donbas por Rusia mohoi kategorikisht përfshirjen e ushtrisë së saj në këtë konflikt.

Marrëveshja e Minskut e 5 shtatorit të 2014-ës, synojë që t’i jepte fund luftimeve në terren. Ajo u nënshkrua nga përfaqësuesit e Ukrainës, Rusisë dhe dy krahinave të vetë shpallur republikë popullore, Donjetskut dhe Luhanskut. Por gjithsesi, edhe kjo marrëveshje, dështoi të ndalojë konfliktin. Rusia ndërkohë kish nisur të lëshonte pasaporte për banorët e Donjetskut dhe Luhanskut.

3 muaj më vonë, shefi i Kremlinit do të dilte para mediave: “Ne kurrë nuk e kemi thënë që në lindje të Ukrainës nuk ka njerëz të përfshirë në zgjidhjen e çështjeve të caktuara, përfshirë edhe trupa ushtarake. Por kjo nuk do të thotë se atje ka trupa ushtarake ruse. Ju lutem, kuptojeni diferencën”.

Lideri i opozitës ruse, Boris Nemtsov u qëllua për vdekje mbrëmjen e 27 shkurtit, shumë panë mureve të Kremlinit. Ky ishte zyrtari më i lartë i vrarë në radhët e opozitës, në 15 vitet e Vladimir Putinit në pushtet.

Vijon javën e ardhshme…