Aksident në Korçë, përplasen dy makina – A2

Aksident në Korçë, përplasen dy makina

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e pasdites në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur Çiflig.

Në aksident janë përfshirë dy makina dhe fatmirësisht nuk ka viktima, vetëm një 19 vjeçar është dërguar në spital me plagë të lehta dhe pasi ka marrë mjekim ka dalë prej aty. Përplasja ka qenë aq e fortë sa një nga mjetet doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.

Shkak për aksidentin mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe dhe lagështia në rrugë, ndërkohë që dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në komisariat për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.