Luftoi për ISIS, Gjykata e Prishtinës i jep dënimin

Untitled collage 15 1100x620

Gjykata e Prishtinës dënoi me 3 vjet e 8 muaj burg një shtetas, i cili u shpall fajtor se kishte luftuar përkrah militantëve të Shtetit Islamik në Siri.

Arijan Krujeziu kishte pranuar fajësinë përpara trupi gjykues për veprat penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupin terrorist.

Kryeziu ishte kthyer në Kosovë në muajin prill të vitit të kaluar së bashku me 100 kosovarë të tjerë që ndodheshin në Siri.