Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

PD rikthen protestat? Spaho: Mjeti ynë nëse nuk ka zgjedhje të parakohshme

Nga A2 CNN
11 Janar 2020, 14:55 | Politikë
PD rikthen protestat? Spaho: Mjeti ynë nëse nuk ka zgjedhje të

Në një intervistë për A2, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, thotë se plotësimi i kushteve të Bundestagut për zgjidhjen e krizës politike janë në krye të agjendës së demokratëve.

“Fokusi ynë do të jetë plotësimi i detyrimit në lidhje me dokumentin e Bundestagut për reformën zgjedhore. Menjëherë më pas, angazhimi me të gjitha format për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme”, tha Spaho.

Te reforma zgjedhore, demokratët nuk e përjashtojnë rishikimin e sistemit elektoral, por më parë thonë se duhet garantuar vota.

https://a2news.com/2020/01/08/fajin-e-ka-sistemi-zgjedhor-basha-mund-te-kthehet-ne-shtojce-te-propagandes-se-rames/

“Ne jemi të hapur për të diskutuar çdo lloj sistemi, por nuk është ky problemi. Duhet të gjenden rrugët që t’i garantojnë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme, në mënyrë që ato të mos preken nga krimi i organizuar. Të gjenden rrugë për financime të ndershme të partive politike. Pa garantuar këto është e kotë të diskutojmë për sistemin zgjedhor”, u shpreh nënkryetari i PD-së për A2.

Të munguara prej muajsh, protestat rikthehen sërish në agjendën politike të PD-së.

“Ne synojmë ta çojmë vendin në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme dhe në këtë kuadër, nëse do të ndeshim në refuzimin, lojëra nga mazhoranca, sigurisht që protestat janë nja nga mënyrat për arritjen e objektivit. Nuk ka një datë, por nëse nuk ka zhvillime pozitive në lidhje me zgjedhjet e lira dhe te parakohshme, protestat do të jenë elementi kryesor për të arritur këtë objektiv”, tha Spaho.

Javën e ardhshme, PD do të bëjë publike platformën e saj për reformën zgjedhore dhe alternativën qeverisëse në rast të ardhjes në pushtet.

https://a2news.com/2020/01/06/reforma-zgjedhore-basha-mbledh-grupin-e-punes-te-finalizohet-sa-me-pare-propozimi/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani