Pse duhet të shqetësohemi për shiun acid?

“Shiu! Duart e buta arkitekturore të të cilit kanë fuqi të presin gurët, dhe të gdhendin format madhështore të maleve”.

Kur Henry Beecher shprehej kështu për shiun, nuk i referohej atij me molekula acidi.

Sot në emisionin “Imagjinatë” do të flasim për një shi tepër të rrezikshëm.

Ndërtesat po shkatërrohen, kafshët po ngordhin, dhe pemët  po zhduken. E gjithë kjo për shkak të shiut? Epo, ky nuk është shi i zakonshëm. Ky është shiu acid. Imagjinoni sikur kjo do të ishte duke ndodhur vërtetë. A do të shpërbëheshin ndërtesat? Si do të ndikonte acidi në furnizimin me ushqim? Dhe a mund ta djegë lëkurën tonë?

Përpara se të kalojmë tek kjo, le të mësojmë se si ndodh fenomeni natyror I shiut, të cilin e shpjegon më së miri meteorologia, Tanja Porja. “Globi, duke përfshirë tokën dhe atmosferën, kalon në një cikël të rregullt e të mbyllur. Ku ujë në formën e avullit ngjitet lart në atmosferë, ku ftohet, kondensohet dhe bie në formën e reshjeve, kryesisht shira, ose borë apo në formën e kokrrizave të breshrit. Pra nuk humbet asgjë. Çdo sasi uji që ngjitet në atmosferë bie sërish në tokë në formë reshjesh”, thotë ajo.

Nëse një super acid si karburani, që mund të shpërbëjë gjërat menjëherë, do të binte nga qielli, do të shkatërronte çdo gjë që prekte: ndërtesa të tëra, makina dhe madje edhe ju. Por për fat të mirë ne nuk do ta përjetojmë këtë.

Por ne e kemi diçka të njohur si shiu acid që bie nga qielli. Megjithëse efektet e tij nuk do të funksionojnë si karburani, rezultati përfundimtar i të cilit do të ishte shumë shumë i keq për gjithçka që prek.

Për dallim nga shiu normal, që është pak acid, shiu acid përmban nivele të larta të acideve nitrike dhe sulfurike. Kjo e bën nivelin e aciditetit të tij, të ngjashëm me lëngun e domates. Shiu acid nuk ndodh natyrshëm. Ai vjen nga njerëzit që ndotin. Kimikatet dhe ndotësit që janë shkaktuar nga pastrimi i karburanteve fosile hyjnë në atmosferën tonë. Atje, ato përzihen me ujë dhe oksigjen për t’u bërë shi acid. Për fat të mirë, pak shi acid nuk shkakton shumë dëme. Tashmë kemi pasur raste si kjo më parë.

“Uji është elementi kyç për jetën në tokë dhe nëse është i pastër, si duhet të ishte në natyre, atëherë do të ishte çdo gjë në rregull. Ne po flasim për reshje që kanë një nivel ndotjeje, sepse avujt mblidhen pikërisht rreth grimcave mikroskopike që janë pezull në ajër dhe vetë pikat e shiut janë të ndotura. Duke shtuar këtu edhe gazrat që emetohen nga sipërfaqja e tokës, nga aktiviteti i njeriut”, thotë DR. Tanja Porja. “Dy dekadat e fundit flitet shumë për shiun acid, i cili nuk është gjë tjetër sasia e tepërt e dioksidit të karbonit, kryesisht e dioksidit të sulfurit në atmosferë i cili zbret sërish drejt tokës pikërisht përmes pikave të shiut”.

Por çfarë do të ndodhte nëse shiu do të ishte gjithnjë e më tepër acid? Edhe pse kjo situatë nuk është ideale, të paktën mund të jeni të lumtur me faktin se shiu acid nuk do të ndikojë drejtpërdrejt te ju. Do të thotë, nëse shiu acid prek lëkurën tuaj, nuk do t’ju djegë.

Por ka ende shumë mënyra se si ju mund të prekeni indirekt nga shiu. Gjëja kryesore që do të vuajë është mjedisi. Shiu acid mund të dobësojë rëndë dhe te vrasë pemët. Ai depërton në tokë, duke dëmtuar lëndën ushqyese të vlefshme. Disa pemë do të humbasin shtresën e dyllit në gjethet e tyre, duke bërë që të mos jenë në gjendje të krijojnë energji përmes fotosintezës. Por çfarë tjetër do të dëmtohet përveç mjedisit?

Ndërtesat, rrugët dhe materialet e tjera do të degradohen ngadalë për shkak të shiut. Me shiun acid, këto gjëra do të gërryhen shumë më shpejt se sa bëjnë tani. Qytete të tëra do të zhduken me kalimin e kohës për shkak të shiut acid.

Pasi shiu acid godet tokën, ai do të përfundojë në liqenet, lumenjtë dhe oqeanet tona. E gjithë ky aciditet në ujë do të dëmtojë rëndë peshqit që jetojnë në të.

Disa peshq do të jenë në gjendje të mbijetojnë më mirë se të tjerët, por disa, të tillë si karkalecat dhe midhjet, nuk do të zgjasin shumë. Dhe nëse ndonjë peshk lind kur uji është shumë acid, ata do të kenë një shans të mirë për të lindur me deformime.

Dhe nëse vetëm një specie peshku vdes, ajo mund të shkatërrojë një ekosistem të tërë, për shkak të atij peshku që mungon nga zinxhiri ushqimor. Me kalimin e kohës, të gjithë peshqit do të vdesin për shkak të ndryshimit të plotë të mjedisit të tyre; ata nuk do të jenë në gjendje të përshtaten sa më shpejt. Burimet e ujit në të gjithë botën do të bëhen plotësisht të privuar nga jeta.

Kjo do të ndikojë seriozisht në furnizimin tonë me ushqim. Peshqit janë një pjesë e madhe e dietave të mbi një miliard njerëzve. Ju do të duhet t’i thoni lamtumirë sushit, peshkut dhe patateve të skuqura.

Por si do të ndikojë tek ne shiu acid? A menduat seriozisht se do të dilni plotësisht të paprekur nga një skenar Imagjinate?

I gjithë dioksidi i squfurit në rritje që do të jetë në ajër do t’ju shkaktojë disa probleme të rënda të mushkërive, si astma dhe bronkiti. Me pemët që po zhduken ngadalë, infrastruktura jonë po shkatërrohet, dhe pjesët e mëdha të furnizimit me ushqime po zhduken, Toka do të bëhet e pabanueshme.

Por çfarë mund të bëjmë për ta parandaluar një gjë të tillë? “Të modifikosh motin, siç disa shtete të fuqishme kanë arritur të bëjnë një farë modifikimi të kushteve atmosferike. Por të pastrosh reshjet, pra të bësh shira më pak acid, është tjetër gjë. Por edhe kjo është e kontrollueshme, sepse mjafton të emetojmë më pak gazra në atmosferë dhe shirat që do të bien do të jenë më pak acid”, thotë DR. Tanja Porja.

Një mënyrë për ta ndaluar këtë do të ishte kontrollimi i motit për të vepruar ashtu si do të dëshironim. Ose siç e dini, mbase ne thjesht mund të ndalojmë ndotjen dhe çështja do të zgjidhej vetvetiu. Të paktën kështu erdhëm në këtë situatë gjithsesi.

Ritakohemi sërish në Imagjinatën e radhës.