Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Reforma zgjedhore, Kryemadhi: Diskutojmë çdo propozim, Rama po e mban peng

Nga A2 CNN
11 Janar 2020, 18:05 | Politikë
Reforma zgjedhore, Kryemadhi: Diskutojmë çdo propozim, Rama po e

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se LSI është e gatshme të diskutojë çdo propozim për reformën zgjedhore, por sipas saj është kryeministri ai që po mban peng këtë reformë.

Kryemadhi sheh me rëndësi krijimin e një pakti kombëtar që të bëjë realizimin e të gjitha reformave nga zgjedhorja tek bujqësia.

“Ne si opozitë jemi të gatshëm për të ecur përpara përsa i përket të gjitha propozimeve të reformës zgjedhore duke menduar që është shumë e rëndësishme mbyllja e detyrave të shtëpisë dhe angazhimi dhe obligimet që ka opozita shqiptare në marrëdhënie me kushtet e Bundestagut dhe ne jemi ta gatshëm dhe kemi qenë të gatshëm që me 1 dhjetor për të paraqitur propozimet tona dhe janë gati sepse në këtë situatë, në të cilën ne po kalonim pas tërmetit jemi në procesin e përgatitjet dhe të vazhdimit më tej. Por sigurisht ka një njeri, i cili nuk do që kjo gjë të ecë sepse duke mbyllur Reformën Zgjedhore, sigurisht që z. Rama i vjen hapi i dytë i Reformës Zgjedhore që janë zgjedhjet. Megjithatë ky nuk është problemi ynë. Problemi ynë është që Shqipërisë t’i garantohen hapja e negociatave. Pse e them hapja e negociatave? E them sepse hapja e negociatave është procesi më i rëndësishëm për garantimin dhe ruajtjen e integritetit të Shqipërisë dhe shtetit shqiptar”, deklaroi kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë