Rikthehet Milan, Ibrahimoviç shënon të parin

Përditësuar më: 11/1/2020, ora 16:58
ibra 1 1024x553

Rikthehet Milan, Ibrahimoviç shënon të parin

Përditësuar më: 11/1/2020, ora 16:58

Milani ka fituar me rezultatin e pastër 0-2 ndeshjen e radhës të Serie A, në transfertën përballë Cagliarit për filluar dhe ngjitjen në tabelë.

Që në fillimin e ndeshjes u pa qartë se “Djajt” kishin hyrë vetëm me një synim në fushën e lojës dhe ajo ishte fitorja. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0 edhe pse Milani kishte disa raste të pastra, por fati nuk ishte me ta.

Me fillimin e pjesës së tyre ishte Leao ishte ai që mendoi të kalonte të tijtë në avantazh. 15 minuta më vonë vjen dhe goli i Ibrahimoviç. Megjithëse 38-vjeçar suedezi e bëri në mënyrë të përkryer detyrën e tij në krye të sulmit.

Edhe pse dyshimet ishin të shumta rreth përgatitjes fizike të Ibrahimoviç, ndeshja e sotme mund të themi që la pa koment dhe skeptikët. Me ardhjen e suedezit edhe grinta e ekipit ka ndryshuar dhe fitorja e sotme e tregoi këtë gjë.