Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Barca në "hall", dëmtohet Suarez, uruguaiani duhet të operohet

Nga A2 CNN
12 Janar 2020, 19:43 | Futboll
Barca në "hall", dëmtohet Suarez, uruguaiani duhet të

Barca dhe Reali kryesojnë klasifikimin e La Liga në Spanjë me 40 pikë, por që sot “Los Blancos” e kryeqytetit kanë një “pengesë” më pak në objektivin e titullit kampion.

Uruguaiani Luis Suarez, pyka kryesore e Barcelonës me 14 gola të shënuara deri më tani në sezon, me shumë gjasa do të braktisë fushën e blertë për disa javë, pas problemit në gjurin  e djathtë që ka patur pas gjysmëfinales së Kupës së Spanjës të humbur 3-2 ndaj Atletico Madrid në Arabi Saudite.

Barcelona ka konfirmuar tashmë faktin se futbollisti do t’i nënshtrohet një operacioni, dhe mediat spanjolle flasin për një mungesë largojë për të paktën 6 javë, por fakti që preokupon më shumë mjekët dhe trajnerin Valverde është mundësia e një rëndimi të dëmtimit që sulmuesi blaugrana ka pësuar vitin e kaluar po në të njëjtin vend.

Duke llogaritur edhe mungesën e Dembele në sulm, tashmë fati i Barcelonës në sulm mbetet në shpatullat e Griezmann, që nuk duket në sezonin e tij më të mirë,  dhe normalisht të Mesit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë