Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjysma e Europës çmendet për talentin shqiptar, 10 “gjigantë” e ndoqën sot në stadium

Nga A2 CNN
12 Janar 2020, 20:54 | Futboll
Gjysma e Europës çmendet për talentin shqiptar, 10

Verona mbetet një nga surprizat e Serisë A duke fituar edhe sot 2-1 ndaj Genoa. Por sytë e të paktën 10 klubeve europiane ishin përqendruar diku tjetër.

Ata kanë vëzhguar kuqeziun 19-vjeçar Marash Kumbulla, të ardhmen e mbrojtjes së Kombëtares. Nga ekipet e Serie A, në tribunë ishin përfaqësues të Juventusit, Milanit, Fiorentinës, Atalantës, por jo ata të Interit, skuadër që dukej pranë blerjes së mbrojtësit kuqezi.

Sipas Sky Sport, futbollisti u vëzhgua edhe nga përfaqësues të Manchester United, klub që duket gati të paguajë 15 milionë euro, por edhe nga Chelsea e Southampton nga Premier League angleze.

Të tjera skuadra që kanë vëzhguar talentin shqiptar ishin Borussia Dortmund dhe Eintracht Frankfurt në Bundesligën gjermane dhe Betis Sevilla në La Liga spanjolle.

A2 CNN Livestream

Dita jonë