Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kërcënonte gruan me kallashnikov, arrestohet 50-vjeçari në Lezhë

Nga A2 CNN
12 Janar 2020, 10:12 | Kronikë
Kërcënonte gruan me kallashnikov, arrestohet 50-vjeçari në

Policia e Lezhës ka arrestuar një 50-vjeçar, banues në Pllanë të Lezhës, me akuzën për dhunë në familje.

Sipas policisë, burri me inicialet Z.K., në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar se do ta vriste. Mbrëmjen e djeshme, pasi gruaja kishte njoftuar policinë, u bë arrestimi i 50-vjeçarit.

Gjatë kontrollit në banesë, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me krehër me 10 fishekë, një kuti metalike me 750 copë fishekësh luftarakë dhe 10 m fitil zjarrpërcjelljës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu