Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Raporti i ISP: Sesioni i kaluar, Rama votoi vetëm 21% të nismave ligjore

Nga A2 CNN
12 Janar 2020, 15:22 | Politikë
Raporti i ISP: Sesioni i kaluar, Rama votoi vetëm 21% të nismave

Kryeministri Edi Rama ka votuar vetëm 21% të nismave ligjore të qeverisë së tij.

Sipas një studimi të Institutit të Studimeve Politike, votat pro të opozitës nuk e bëjnë të nevojshme praninë e tij në sallë për të kaluar ligjet. Gjatë sesionit të fundit plenar, kreu i qeverisë nuk ka marrë pjesë pothuajse në 4/5 e votimeve.  

I vetmi rast kur ka votuar kundër ka qenë ndaj nismës së Ilir Beqjes.

Ajo që sipas institutit bie në sy gjatë 4 muajve të shkuar të aktivitetit parlamentar, është se mazhoranca, sipas rasteve, ka votën pro të 10-16 depueteve të opozitës. Kjo e fundit gjatë sesionit të shkuar u paraqit e përçarë përsa i përket mënyrës së votimit apo dhe problemeve në drejtim.

Ndërsa në radhët e mazhorancës, sipas raportit të ISP, janë 6 deputetë që kanë dalë jashtë urdhrave të grupit duke votuar kundër, lista kryesohet nga Bushati e Xhafaj.

Në 4 muaj megjithatë, Kuvendi ka votuar më shumë akte normative dhe rishikim ligjesh sesa ligje të plota.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë