Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vijojnë sulmet, 6 predha godasin bazën ku ndodhen ushtarët amerikanë në Irak

Nga A2 CNN
12 Janar 2020, 19:15 | Bota

Nuk reshtin sulmet drejt bazave ushtarake në Irak. Sipas burimeve, të paktën 4 ushtarë irakianë janë plagosur në bazën e rëndësishme të Balad, rreth 50 kilometra nga Bagdadi, brenda së cilës ka edhe një kontingjent të forcave ajrore amerikane.   

Baza ushtarake Balad në Irak, ku ndodhet edhe pjesë e forcave ajrore amerikane

Sulmet kulmuan me hedhjen e 6 predhave me mortajë, që ranë në një rrugë në brendësi të bazës. Të enjten një raketë e ardhur nga rajoni verior i  Salahudinit kishte shpërthyer në afërsi të bazës.

https://a2news.com/2020/01/08/irani-nis-sulmin-ndaj-forcave-amerikane-ne-irak/

Ky është sulmi i fundit ndaj forcave irakiane dhe amerikane pas 22 raketave të hedhura nga forcat iraniane në bazat e Erbil dhe al-Asad si përgjigje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani