333 kg kokainë nga Brazili në Itali, një shqiptar mes 4 të arrestuarve – A2

333 kg kokainë nga Brazili në Itali, një shqiptar mes 4 të arrestuarve

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, bashkë me një italian dhe një kroat dhe një brazilian, të cilët akuzohen si trafikantë ndërkombëtarë të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit, Guardia di Finanza ka sekuestruar 333 kg kokainë, e cila në treg do të kapte vlerën e 100 milionë eurove. Droga kishte mbërritur në Itali nga Brazili, e fshehur mes pllakave të granitit. Në portin e Specias, agjentët e doganës arritën të identifikonin lëndën narkotike, por e lanë të kalonte për të zbuluar pritësit.

Droga përfundoi më pas në një magazinë, ku edhe u kryen arrestimet. Policia ka bërë të ditur vetëm inicialet e të arrestuarve, B.A. për shtetasin shqiptar dhe të të tjerëve.