Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

FIFA i bllokon merkaton Flamurtarit, Idrizi e mohon

Nga A2 CNN
13 Janar 2020, 21:09 | Futboll
FIFA i bllokon merkaton Flamurtarit, Idrizi e mohon

Prej javësh qarkullojnë lajme se Flamurtari është dënuar nga FIFA për shkak të pagesave të prapambetura.

Së fundmi, po përflitet se konfederata botërore e futbollit i ka bllokuar vlonjatëve tre sesione të merkatos: janar 2020, qershor 2020 dhe janar 2021. Por, në Vlorë i përgënjeshtrojnë këto zëra dhe shprehen se merkato vazhdon.

Për A2, administratori i klubit, Sinan Idrizi, tha: “Nuk ka asnjë dënim. Flamurtari vazhdon punën në merkato. Kemi afruar dy lojtarë të huaj dhe do të marrim edhe 5 të tjerë”.

Por, deri tani prezantime nuk janë bërë, ndërsa burime pranë klubit pohojnë se letra nga FIFA ka mbërritur.

Merkato e janarit shihej si mundësia e shpëtimit për Flamurtarin, që në 17 javë të Kategorisë Superiore nuk ka fituar asnjë ndeshje. Vlonjatët renditen të fundit në renditje me vetëm 6 pikë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli