Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Frikë në Filipine. Pritet shpërthimi i vullkanit, mijëra të evakuuar

Nga A2 CNN
13 Janar 2020, 20:14 | Bota
Frikë në Filipine. Pritet shpërthimi i vullkanit, mijëra

Autoritetet në Filipine paralajmërojnë qytetarët për një shpërthim të rrezikshëm të vullkanit Taal, pasi ai filloi të nxjerrë llavë.

Në orët e para të së hënës, një rrjedhë e vogël llave nisi të dalë nga maja e vullkanit, 70 km në jug të kryqytetit Manila. Më herët, shtëllunga të mëdha hiri detyruan evakuimin e mbi 8 mijë personave nga zona.

“Dëgjuam një zhurmë të madhe në çati. Gurë dhe hi kishin rënë në shtëpinë tonë. U frikësuam dhe menduam se vullkani do të shpërthente sot. Pamë një grup njerëzish që po largoheshin dhe vendosëm edhe ne të ikim. Jam shumë e shqetësuar nga ajo që mund të ndodhë”, thonë banorët. 

https://a2news.com/video/5-ore-ne-30-sekonda-shperthimi-i-vullkanit-ne-filipine/

Taal është vullkani më aktiv në Filipine. I pozicionuar në një ishull në mesin e një liqeni, ai është një prej vullkanëve më të vegjël në botë dhe gjatë 450 viteve të fundit ka regjistruar të paktën 35 shpërthime. Autoritetet në rajonin e Batangas shpallën gjendjen e katastrofës. Të dielën, vullkani lëshoi shtëllunga të mëdha hiri, shoqëruar me zhurmë dhe lëkundje toke.

Një total prej 75 tërmetesh janë regjistruar në rajonin e Taal, 32 prej të cilave me magnitudë më të madhe se 2. Autoritetet paralajmërojnë për tsunami të mundshëm vullkanik nga rënia e mbeturinave pas shpërthimit, çka mund të gjenerojë dallgë të konsiderueshme.

Mbi 450 mijë vetë vlerësohet se jetojnë ne zonën e rrezikshme prej 14 km. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë