Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Gjykata pushon çështjen ndaj Bashës, Halimi: Ishte sajesë, Prokuroria bëri gjueti shtrigash

Nga A2 CNN
13 Janar 2020, 17:21 | Politikë
Gjykata pushon çështjen ndaj Bashës, Halimi: Ishte sajesë,

Eduart Halimi, një prej avokatëve të Partisë Demokratike në çështjen e lobimit në SHBA, ku kreu i PD, Basha akuzohej për falsifikim dokumentesh, tha se vendimi i Gjykatës për ta pushuar çështjen, ishte një vendim drejtësie

“U provua pas më shumë se 2 vite hetime nga ana e prokurorisë, se gjithçka ishte një akuzë tërësisht e sajuar, bazuar vetëm mbi spekulime, dhe u vërtetua katërçipërisht se nga 2 vjet hetime nuk kishte asnjë lidhje Partia Demokratike dhe nuk kishte asnjë vepër penale. Nuk ishte shkelur asnjë ligj nga Partia Demokratike dhe as nga zyrtarët e saj, as në Shqipëri dhe as në vend tjetër”, tha Halimi.

“U vërtetua katërçipërisht se vepra penale nuk ekzistonte, fakti nuk ekziston, dhe vendimi i sotëm është një vendim për t’u përshëndetur. Pra, ishte një vendim drejtësie. Ky ishte një vendim që rrëzoi tërësisht gjithë akuzën, gjithë gjuetinë e shtrigave që për dy vjet u mbajt në territorin e prokurorisë dhe që u rrëzuan përfundimisht të gjitha akuzat ndaj Partisë Demokratike”, shtoi ai.

A2 CNN Livestream

Dita jonë